BallinaLAJMEBOTAHezbollah paralajmëron përshkallëzim pas sulmit më vdekjeprurës të Izraelit në nëntor

Hezbollah paralajmëron përshkallëzim pas sulmit më vdekjeprurës të Izraelit në nëntor

Grupi militant libanez Hezbollah ka paralajmëruar sot për mundësinë e përshkallëzimit pas sulmit më vdekjeprurës të Izraelit që nga lidhja e armëpushimi në nëntor, në të cilin u vranë 12 persona.

Hezbollahu bëri të ditur se sulmi shënoi një “përshkallëzim të madh në kontekstin e agresionit të vazhdueshëm kundër Libanit dhe popullit të tij” dhe i bëri thirrje qeverisë në Bejrut që të “ndërmarrë veprime serioze, urgjente dhe vendimtare” për të ruajtur armëpushimin me Izraelin.

Militantët kërkojnë gjithashtu që SHBA-ja të përmbushin përgjegjësinë e tyre si sponsorizuese e armëpushimit, raporton Al Xhazira.

“Në mungesë të një qëndrimi zyrtar, të fortë dhe efektiv, si dhe neglizhencës dhe mosveprimit të vazhdueshëm në nivel ndërkombëtar, kjo do të çojë vetëm në shkelje dhe agresion më të madh. Izraeli po përpiqet të ushtrojë presion mbi vullnetin kombëtar të Libanit, por populli libanez do të qëndrojë te rezistenca si një zgjedhje për t’u përballur me armikun”, theksoi Hezbollahu.

Shtatë sirianë dhe pesë libanezë janë vrarë dhe 12 të tjerë janë plagosur në sulmin izraelit në provincat libaneze Beka dhe Baalbek-Hermel.

Lajme te lidhura

spot_img