BallinaLAJMEKosovëTentimi i 45-të për konstituim

Tentimi i 45-të për konstituim

Deputetët do të mblidhen për të 45-tën të premten, 11 korrik, për ta bërë edhe një përpjekje që do të çonte në konstituimin e Kuvendit. Seanca do të fillojë nga ora 11:00.

Me dhjetëra herë tashmë procesi ka ngecur të votimi për formimin e komisionit për votim të fshehtë për zgjedhjen e kryeparlamentarit.

Edhe pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila u ka dhënë partive afat një muaj për konstituim, ato kanë vazhduar me të njëjtat qëndrime si më herët. Partitë që në legjislaturën e kaluar ishin në opozitë po kundërshtojnë votimin e fshehtë, derisa po kundërshtojnë edhe kandidaten e Lëvizjes Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, për kryetare të Kuvendit.

Afati 30 ditor i dhënë nga Kushtetuesja do të përfundojë më 26 korrik. Pas kësaj date, nuk është e qartë se si do të procedohet tutje.

Lajme te lidhura

spot_img