BallinaLAJMEMaqedoniDeri të martën do të jetë shumë nxehtë, pastaj rënie e konsiderueshme...

Deri të martën do të jetë shumë nxehtë, pastaj rënie e konsiderueshme e temperaturave

Deri të martën moti do të jetë shumë i nxehtë, me temperaturë ditore në disa vende edhe mbi 40 gradë Celsius. Të mërkurën dhe të enjten do të fryjë erë e përforcuar, që do të shkaktojë rënie të dukshme të temperaturës ditore, ndërsa të mërkurën, kryesisht në pjesët veriore të vendit, do të ketë të reshura lokale të shiut.

Sipas parashikimit të Drejtorisë për punë hidrometeorologjike, temperatura maksimale të enjten dhe të premten do të arrijë 32, respektivisht 33 gradë.

Për nesër pasdite dhe në orët e mbrëmjes, DPHM paralajmëron zhvillim lokal të vranësirave jostabile me të reshura të mëdha të shiut dhe bubullima, në disa vende në formë të stuhisë së shkurtë me erë të përforcuar dhe paraqitje të izoluar të breshërit.

Lajme te lidhura

spot_img