Më 14 Mars në arenën “ Boris Trajkovski” në Shkup , do të mbahet një nga ngjarjet më të rëndësishme muzikore në historinë e qytetit koncert i tenorit dhe dirigjentit legjendar spanjoll , José Plácido Domingo. Ky emër I shquar I skenës operistike botërore do të perfomojë për herë të parë në Maqedoninë e Veriut, nën drejtimin e dirigjentit të mirënjohur spanjoll Jordi Bemacer.
Drejtori I operës dhe Baletit të Maqedonisë , Oliver Arsovski tha se ky koncert paraqet një mundësi për të pozicionuar vendin në skenat muzikore botërore. Sipas tij prania e një emër me karrierë mbi pesë dekada si Placido Domingo , i cili ka qenë pjesë e “Tre Tenorëve“ bashk me Luciano Pavarottin dhe Jose Carreras , do t’ia shtojë vlerën skenës vendase dhe do të ketë jehonë rajonale .
Përkrahë Domingos do të jetë Maria Jose Siri , sopranoja e famshme nga Uruguai/Itali e cila e ka vizituar Shkupin edhe në vitin 2010gjatë “ Mbrëmjeve të Operës së Majit”.
Dirigjentë do të jetë Jordi Bernacer , një nga dirigjentët më të spikatur spanjoll, I cili bashëkpunon me Plácido Domingo. që prej vitit 2012. Ky kombinim I forcave artistike premton një nivel të lartë interpretimi dhe një përjetim të paharueshëm muzikor.
Sipas organizatorëve , koncerti do të ndahet në dy pjesë. Në pjesëne e parë do të interpretohen kryesisht veora klasike italiane nga kompozitorët Bellini , Verdi dhe Puccini, duke u përqëndruar në aria e duete të famshme operistike. Pjesa e dytë do të sjellë një atmosferë ndryshe , me pjesë nga literature muzikore spanjolle , si dhe operetta të Strauss-it dhe Lehar-it. Kjo larmi repertoari I jep koncertit një dimension festiv dhe gjithëpërfshirës.
Koncerti organizohet nga Opera dhe Baleti Nacional I Maqedonisë së veriut në bashkëpunim me kompanin Pragma Production . Siç vuri në dukje përfaqësuesi I Pragma-s, Kristijan Stefanovski i cili tha se interesimi për këtë ngajrje ka tejkaluar kufijtë ndërkombëtar , pasiqë biletat janë shitur edhe në vendet fqinje. Kjo tregon pritshmëri të lartë dhe vëmendje rajonale për një artistë të nivelit të Placido Domingos.
Në një video mesazh , vetë Domingo deklaroi se mezi prêt të performoj në Shkup, duke Shpresuar se do të dhuroj një mbrëmje që publiku do ta kujtoj gjatë. Për një vend relativisht të vogël , ardhja e një legjende të tillë operistike konsiderohet një arritje e madhe kulturore dhe një mundësi e rrallë për adhuruesit e muzikës klasike të kenë mundësi të përjetojnë drejpërdrejtë shkëlqimin e skenave botërore.
Përndryshe, Domingo është një nga tenorët më të mëdhenjë, por edhe dirigjent i shquar, fitues i 12 çmimeve muzikore “Gremi” Plasido,
José Plácido Domingo Embil, këngëtar operistik dhe dirigjent spanjoll numëron me mbi 150 role operistike në italisht, frëngjisht, gjermanisht, spanjisht, anglisht dhe rusisht në shtëpitë më prestigjioze të operës në botë. Domingo quhet “Othello” më i famshëm i brezit të tij, duke interpretuar rolin e titullit në operën e Giuseppe Verdit. Ai ka fituar 12 çmime Grammy. Domingo është themelues dhe president i konkursit ndërkombëtar të këngës “Operalia”, dhe është i përfshirë në mënyrë aktive në zbulimin e talenteve të rinj të operës. Shumë yje aktualë të operës, si Erwin Schrott dhe Rolando Villazon, filluan karrierën e tyre si fitues të Operalia. Ai numëron më shumë se 4400 shfaqje si tenor dhe më shumë se 600 shfaqje si dirigjent. Ai ishte drejtor i përgjithshëm i Operës së Los Anxhelosit dhe Operës Kombëtare të Uashingtonit.
A Ç



