BallinaLAJMESali Islami, magjistri i ri i arkeologjisë në ITShKSH

Sali Islami, magjistri i ri i arkeologjisë në ITShKSH

Ditë më parë, Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup iu shtua edhe një kuadër i rëndësishëm shkencor deficitar. Asistenti i ri hulumtues në Departamentin e Kulturës.  Sali Islami, ka mbrojtur me sukses tezën e magjistraturës me Grupi i Bërnicës dhe vlerat e saja kulturore.  Studimet e tij në fushën e Arkeologjisë Parahistorike të Fakultetit të Filozofisë pranë Universitetit “Kirili dhe Metodi” në Shkup, sjellin një kontribut të çmuar në fushën e arkeologjisë dhe një hapje rruge për veprimtaritë e mëtejshme në kërkimet shkencore mbi trashëgiminë tonë kulturore.
Arkeologu Sali Islami deri më tani ka botuar disa punime shkencore në fushën e trashëgimisë kulturore dhe deri më tani ka qenë pjesmarës në shumë ekspedita dhe gërmime arkeologjike në Maqedoninë e Veriut, Kosovë dhe Shqipëri.

Lajme te lidhura

spot_img