BallinaLAJMEMaqedoniTaravari: Ilire Dauti është tallur me mbiemrin tim! Ka ndryshuar shumë që...

Taravari: Ilire Dauti është tallur me mbiemrin tim! Ka ndryshuar shumë që kur ka shkuar me BDI-në

Vazhdojnë “përplasjet” nga distanca mes dy ish bashkëpartiakëve, Ilire Dautit dhe Arben Taravarit, përcjell TV21. Ky i fundit ka komentuar shkrimin e fundit të Dautit, duke e cilësuar të njëjtin si “tallje me mbiemrin e tij”.

“Sot Ilire Dauti është tallur me mbiemrin tim…

Ka ndryshuar shumë që kur ka shkuar me BDI-në.Kurse unë vazhdoj mbetem gjithnjë ai i pari, Krenarisht i njëjti Arben Taravari!”, ka shkruar Taravari.

Ilire Dauti nga Fronti Europian i është përgjigjur kritikave të Arben Taravarit në lidhje me paraqitjet e opozitës gjatë debatit për interpelancat e djeshme në Kuvend. Ajo në një status në Facebook shkruan:

“Me qenë Taravar, edhe i shkarkuar mundesh me qenë kryetar, por unë jam Ilire!”, ka shkruar Dauti.

Lajme te lidhura

spot_img