Granit Xhaka ka shfaqur respektin për kundërshtarët në kualifikimet e Botërorit, aty ku do të ketë sërish përballje emocionale.
Kapiteni i Helvetikëve do të luajë sërish përballë Kosovës, pasi shorti i hedhur në Cyrih ka siguruar një përballje të vështirë për të.
Xhaka për Kosovën shtoi: “Një skuadër e fortë dhe sigurisht gjithmonë një lojë e veçantë dhe e bukur për mua dhe familjen time”.
Padyshim se emocionet do të jenë të mëdha për këto dy përballje, pasi Graniti e di se do të duhet të mbajë balancën nga të dyja anët.



