BallinaLAJMEMaqedoniMot me diell dhe temperatura deri në 32 gradë në Maqedoni

Mot me diell dhe temperatura deri në 32 gradë në Maqedoni

Mot me diell dhe temperatura deri në 32 gradë në Maqedoni

Moti sot në Maqedoni do të jetë kryesisht me diell, me vranësira të lehta deri mesatare lokale.

Do të fryjë erë e dobët deri mesatare, kryesisht nga drejtimi juglindor. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 8 deri në 16 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të arrijnë nga 25 deri në 32 gradë.

Në Shkup pritet mot me diell dhe vranësira të pakta. Do të fryjë erë e dobët nga drejtime të ndryshueshme. Temperatura minimale do të zbresë deri në 13 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë deri në 31 gradë Celsius.

Sipas parashikimeve, moti i qëndrueshëm do të vazhdojë deri të shtunën. Të dielën priten reshje të përkohshme shiu, ndërsa në disa vende mund të ketë reshje të rrëmbyeshme, bubullima dhe erë të përforcuar. Reshje më të dendura lokale parashikohen gjatë së hënës. Nga e marta pritet ulje e temperaturave ditore për shkak të depërtimit të një mase më të ftohtë ajrore nga veriut.

Lajme te lidhura

spot_img