Pa fjalime dhe parrulla, qytetarë të Koçanës edhe këtë mëngjes të së dielës marshuan rrugëve të qytetit, ku kaluan afër shumë institucioneve duke kërkuar përgjegjësi për tragjedinë në diskotekën “Puls” që mori 59 viktima kryesisht të rinj.
Pas marshimit nëpër rrugët e Koçanës qytetarët ndaluan në sheshin e qytetit ku me 20 minutë heshtje nderuan viktimat.
Qytetarët sërish kanë mbështetur personat e sigurimit të diskotekës, që kishin tërhequr dhe shpëtuar të rinjtë, sic thanë, në vend që të mjekohen nga plagët, ata janë të dyshuar dhe gjenden në paraburgim.
Kujtojmë se nesër do të protestohet edhe në qytetin e Shkupit dhe të Tetovës.



