Aplikacioni social Instagram ka prezantuar një funksion të ri që e bën përdorimin e Reels më të thjeshtë dhe intuitiv për përdoruesit e Android dhe iOS.
Me përditësimin e fundit, përdoruesit nuk kanë më nevojë të mbajnë shtypur ekranin për të ndaluar një video. Tani mjafton një trokitje e shkurtër për të ndalur riprodhimin e një Reels, gjë që lejon lexim më të qartë të tekstit, vëzhgim më të mirë të detajeve ose realizimin e screenshot-eve pa u nisur videoja.
Pas ndalimit, shfaqet edhe një ikonë për fikjen e tingullit, që përmirëson kontrollin mbi përmbajtjen. Ky funksion është pjesë e një përditësimi gradual që Instagram po shpërndan, duke synuar përvojë më të lehtë dhe më të menaxhueshme për formatin e shpejtë të videos.



