BallinaSHOWBIZSelena Gomez mendon se Hollywoodi e “izolon”

Selena Gomez mendon se Hollywoodi e “izolon”

Aktorja Selena Gomez ka treguar rreth eksperiencës së saj duke thënë se ndihet e “izoluar” në Hollywood.

Ajo ka inkurajuar çdo vajzë të re që ndihet “e vetmuar” ne industrinë e filmit të shkojë e të flasë me të.
Ylli këtë e ka thënë në një fjalim që ka mbajtur të martën në ngjarjen “Academy Women’s Luncheon” në “Academy Museum of Motion Pictures” në Los Angeles, ka raportuar FemaleFirst.

“E di prej eksperiencës time se sa ‘izoluese’ mund të jetë industria e filmit, por momente si ky e hapësira si kjo, si dhe të flasësh me të gjitha këto gra, ma kujton se nuk jam vetëm dhe nuk jemi vetëm”, i ka thënë ajo publikut të pranishëm, ku përfshiheshin shumë emra të mëdhenj të Hollywoodit, si Ariana Grande, Olivia Wilde, Amy Adams, Pamela Anderson e Sarah Paulson.

Ajo ka treguar arsyen se pse ngjarjet e tilla janë të rëndësishme.

“Ne ndajmë histori me njëra-tjetrën dhe kur qëndrojmë të bashkuara, krijojmë një efekt që zgjatet shumë përtej jetëve tona personale. Prandaj ngjarjet e tilla janë shumë të rëndësishme, janë nderim për arritjet tona kolektive, por gjithashtu janë kujtim se ende kemi punë për të bërë”, ka thënë Gomez.
Ajo i ka inkurajuar të gjitha gratë, që janë të reja në industrinë e filmit, të shkojnë të flasin me të nëse kanë nevojë.

“Gra të reja që po na shihni, dua që ta dini se nëse ndonjëherë ndiheni të vetmuara në ndonjë ngjarje, zakonisht jam duke luajtur ndonjë lojë në telefon, vetëm ejani tek unë dhe do të jem e hapur të flas me ju”, ka thënë ajo.

Ylli, në këtë ngjarje i ka adresuar edhe problemet me shëndetin mendor duke thënë se këto çështje duhet të bëhen prioritet.

“Duhet të ndërmerren masa në mënyrë që komunitetet që deri më tani nuk patën qasje të mjaftueshme nëpër institucione të shëndetit mendor, të kenë hapësirën e nevojshme për të ju drejtuar këtyre institucioneve. Kjo ka të bëjë me faktin se duhet të ju tregojmë atyre, që kur jemi të bashkuara, mund të bëjmë ndryshime të mëdha”, ka thënë ndër të tjera aktorja.

Artikulli paraprak
Në takimin e nivelit të lartë me praninë e ambasadorëve të akredituar në Shqipëri, për procesin e thellimit të reformave të mirëqeverisjes, sundimit të ligjit dhe antikorrupsionit, Rama iu përgjigj edhe akuzave të opozitës, se po tenton të bllokojë SPAK, duke thënë se nuk kanë kohë të merren me akuzat. “U gjet një fjalë magjike që të dëgjoni se Fatmir Xhafaj dhe Edi Rama kanë një plan të errët për të bllokuar SPAK-un, dhe për të kthyer përmbys reformën në drejtësi. Prandaj bëjnë mbledhje sekrete me një grup njerëzish në PS dhe po thurin një komplot. Kur përmend SPAK dhe drejtësinë ka shumë sensibilitet dhe shumë forca që angazhohen për të dalë në mbrojtje”, tha Rama. Kreu i qeverisë u shpreh se Komisioni Antikorrupsion duhet ta transformojmë në një mekanizëm deri në anëtarësimin në BE dhe institucionet të performojnë në lartësinë e ambicies Shqipëria anëtare e BE në 2030. Edi Rama: Puna e bërë dhe dokumenti analitik prej 700 faqesh janë pjesë e gjysmës së dytë të këtij viti, ndërkohë gjysma e parë e vitit është konsumuar me frymën e skepticizmit të dyshimeve dhe kundërshtive dhe akuzave, por ato janë një element që nuk dua ti përfshi. Ne jemi këtu për të diskutuar pasi është përmbyllur një fazë themelore për këtë proces. Kundërshtitë, dyshimet, hezitimet kanë qenë shqetësuese për mua personalisht. Sepse ne nuk e kemi luksin të humbasim kohën për gjerë që janë të qarta për ne si drita e diellit. Nga ana tjetër kanë qenë një provë kokëfortë e faktit që pjesa dërrmuese e mbështetësve të sinqertë të rrugës evropiane të Shqipërisë, këtu përfshi të gjithë që nga dashamirësit tek kritiket, nuk e kanë idenë se çfarë është kjo fazë e negociatave për anëtarësimin në BE. Përtej asaj që duket dhe lexohet sipërfaqësisht kjo është një fazë marramendëse sa i takon detyrave konkrete që duhet të kryerje Republika e Shqipërisë, jo qeveria, por i gjithë sistemi shtetëror i Republikës. Ambicia jonë është që ta anëtarësojmë Shqipërinë në BE brenda kësaj dekade, shtuar edhe plani i dakordësuar shumë agresiv së bashku me Komisionin Evropian që Shqipëria të përfundojë detyrat brenda 2027 na e bëjnë të pamundur të jetojmë qetësisht me skepticizmat dhe lerë pastaj me akuzat apo edhe me përpjekjet për ta penguar procesin. Fatmir Xhafaj dhe Edi Rama kanë një plan të errët për të bllokuar SPAK-un, dhe për të kthyer përmbys reformën në drejtësi. Prandaj bëjnë mbledhje sekrete me një grup njerëzish në PS dhe po thurin një komplot. Kur përmend SPAK dhe drejtësinë ka shumë sensibilitet dhe shumë forca që angazhohen për të dalë në mbrojtje. Konsiderojnë akuzat si hudhra që do të pengojnë syrin e keq dhe duke vazhduar me të gjithë të tjerët që PS forca që qeveris vendin prej 2013 është forca udhëheqëse e reformës në drejtësi. Pa këtë forcë udhëheqëse dhe pa vullnetin e PS jo Amerika, jo Evropa, por të gjithë të tjerët të bëheshin bashkë nuk do ta kishin bërë të mundur reformën në drejtësi. Pa mbështetjen e aleatëve strategjike kjo reformë do të kishte rrugë tjetër dhe do të ishte e pamundur.
Artikulli tjetër

Lajme te lidhura

spot_img