BallinaSHOWBIZKate Hudson, Sydney Sweeney, Wanda Sykes, Nicole Scherzinger dhe Jamie Lee Curtis...

Kate Hudson, Sydney Sweeney, Wanda Sykes, Nicole Scherzinger dhe Jamie Lee Curtis ishin ndër yjet e pranishme në eventin “Variety Power of Women”, të organizuar nga Lifetime në Los Angeles.

Aktorja fituese e Oscar-it, Jamie Lee Curtis, mbajti një fjalim të ndjerë për kauzën që ajo mbështet Spitalin e Fëmijëve në Los Angeles duke theksuar rëndësinë e solidaritetit dhe guximit të grave që punojnë aty.
“Fuqia e grave është në çdo grua që punon në atë spital. Çdo infermiere, çdo specialiste e jetës së fëmijëve, çdo mjeke, çdo nënë e çdo paciente që shfaqet për të ndihmuar këta fëmijë kjo është fuqia e grave,” tha Curtis.
Ajo e mbylli fjalimin me një citat frymëzues që, siç tregoi, e mban të varur në kuzhinën e saj:
“Të jetosh do të thotë të mësosh. Të mësosh do të thotë të dish. Të dish do të thotë të rritesh. Të rritesh do të thotë të japësh. Të japësh do të thotë të jetosh.”

Lajme te lidhura

spot_img