BallinaSHOWBIZDua Lipa tërhoqi vëmendjen me paraqitjen e saj në New York

Dua Lipa tërhoqi vëmendjen me paraqitjen e saj në New York

Dua Lipa u shfaq me një paraqitje shumëngjyrëshe teksa shëtiste nëpër New York të enjten, e veshur me një fund të gjatë portokalli nga Gucci.

Këngëtarja e hitit “One Kiss”, 30 vjeçe, dukej jashtëzakonisht me stil, teksa e kishte kombinuar veshjen verore me një bluzë të shkurtër gri, që zbulonte pak nga barku i saj i tonifikuar.

Për të kompletuar pamjen, Dua kishte vënë aksesorë të ndryshëm si byzylykë të mëdhenj, vathë të rrumbullakët prej argjendi dhe unaza që përputheshin me to.

Dua ka qenë kohët e fundit në SHBA për turneun e saj Radical Optimism Tour, për të cilin ka hapur edhe disa dyqane të përkohshme (pop-up stores) në gjashtë qytete.

Turneu në SHBA do të përfundojë më 16 tetor në Seattle.

Lajme te lidhura

spot_img