Një ngjarje e rëndë ka tronditur koncertin e këngëtarit të njohur Yll Limani në klubin e natës “Lollipop” në Palasë, ku atmosfera festive u shndërrua në panik të vërtetë.
Incidenti ndodhi në orët e para të mëngjesit, teksa artisti ishte në skenë së bashku me grupin Three Dots, duke performuar përpara një audience të madhe.
Pamjet e publikuara së fundmi tregojnë momentet e tensionit dhe kaosit, ku të pranishmit raportojnë për përdorim të sendeve të forta si shishe dhe gota.
Në sfond dëgjohen të shtëna armësh, duke krijuar panik të menjëhershëm në mesin e turmës.
Të frikësuar, shumë persona janë larguar me nxitim nga lokali, duke lënë pas çanta, telefona dhe sende personale në rrëmujë.



