BallinaShendet&BukuriDita Botërore e Shëndetit Oral, MSH: Kujdesi i duhur mund të parandalojë...

Dita Botërore e Shëndetit Oral, MSH: Kujdesi i duhur mund të parandalojë probleme serioze në të ardhmen

Çdo vit, më 20 mars, shënohet Dita Botërore e Shëndetit Oral.

Ministria e Shëndetësisë përmes një njoftimi ka thënë se kjo është një mundësi për të rritur ndërgjegjësimin mbi rëndësinë e kujdesit oral dhe ndikimin e tij të drejtpërdrejtë në shëndetin e përgjithshëm.

“Ky vit përqendrohet në mesazhin se shëndeti oral. Është shumë më tepër se thjesht një buzëqeshje e shëndetshme, pasi ai luan një rol të rëndësishëm në mirëqenien tonë fizike dhe emocionale.” – thuhet në njoftim.

Sipas MSH-së, një angazhim i thjeshtë për higjienën orale mund të ndihmojë në parandalimin e pasojave të rënda shëndetësore që mund të shfaqen më vonë.

“Shëndeti oral ka një ndikim të madh në jetën tonë. Dëmtimet e dhëmbëve dhe mishrave të dhëmbëve mund të shkaktojnë infeksione, dhimbje dhe të ndikojnë negativisht në aftësinë tonë për të ngrënë, folur dhe buzëqeshur. Për më tepër ekziston një lidhje e fortë midis shëndetit oral dhe problemeve shëndetësore, si sëmundjet e zemrës, diabeti dhe disa lloje të kancerit. Kjo tregon se kujdesi i duhur për shëndetin oral mund të parandalojë probleme më serioze në të ardhmen.” – thuhet në njoftim.

Ndërsa, thuhet se Dita Botërore e Shëndetit Oral është një mundësi për t’u kujtuar të gjithëve se kujdesi për dhëmbët dhe mishrat e dhëmbëve është një investim për shëndetin tonë të përgjithshëm.

Lajme te lidhura

spot_img