BallinaNë fokusRealiteti i hidhur i Maqedonise

Realiteti i hidhur i Maqedonise

Memedali Jusufi

Studentet jane pjese me vitale e shoqerise, sipas Aristotelit ata jane e vetmja force, “ Elani per te bere ndryshime: Jo friges , po protestave , jo anarkise , po levizjes .  Jo dhunes po drejtesise , jo diskriminimit , po demokracise dhe jo unitarizmit po vet-vendosjes. Keshtu do te ishte motoja me te cilen studentet do te protestonin ne lidhje me aktualitetin qe eshte krijuar nje kohe te gjate ne Maqedoni. E keqja me e madhe e shqiptareve te Maqedonise se Veriut vjene nga sistemi unitar i shtetit dhe sistemi i tij zgjedhor, qe nuk permbush standarte demokratike e dyta eshte vete politika e Qeverise e cila eshte nacionaliste sa vete “Aleksandri I Madhe” Maqedonia e Veriut nje kohe te gjate ballafaqohet me probleme reale qe vijne nga status quoja ne procesin eur-integrues te vendit ( KOmisioni Evropian e futi vendin ne ndikimin e botes Serbe) mos zhvillimin ekonomik dhe komponenta e trete eshte mos avancimi i raporteve nder etnike . Eshte e predistinuar nese nuk ka zhvillim ka stagnim dhe kjo mund te jete nje paradigmat dhe gjendje alarmi per te ardhmen e shtetit. Kesaj krize i bashkangjiten edhe debatet joproduktive në Parlament, debatet jo-produktive ne mediat e vendit qe kontribuojne në përkeqësimin e marrëdhënieve ndëretnike, substanciale për ekzistimin e Maqedonisë si shtet në të ardhmen. Studentet do te duhet te kerkojne ” qe te evitohet përplasjet e mëtejme mes forcave politike me orientim demokratik dhe properëndimor dhe strukturave me orientim proserb dhe prorus, çojnë pashmangshëm në konflikt të hapur, me pasoja të paparashikueshme për të ardhmen e vendit. Kriza e rëndë politike që ka përfshirë Maqedoninë, po reflektohet negativisht në të gjithë sektorët e ekonomisë. Kjo vërehet edhe në largimin e investitorëve, rritjen e borxhit publik, vonesat në paga, rritjen e kredive të qytetarëve, rritjen e papunësisë dhe të varfërisë, si dhe efekte tjera negative, që kanë vështirësuar gjendjen ekonomike të qytetarëve, vlerësojnë njohësit e çështjeve të ekonomisë duke analizuar pasojat e krizës politike ndaj sektorit të biznesit në vend. : Gjendja në Maqedoni asnjëherë nuk ka qenë me e rënduar se tani dhe përveç mungesës së investimeve, qytetarët përballen edhe me probleme të shumta sociale, ekonomike. Shumë prej tyre mezi arrijnë të sigurojnë mbijetesën, ndërsa kuadri i kualifikuar gjithnjë e më shumë po largohet nga vendi Përkatësia dhe besnikëria përtej retorikës kombëtare për kontroll dhe sovranitet territorial, të një populli, ilustrohet më mirë me historitë e errëta të disa shteteve europiane gjatë periudhës së nacionalizmit dhe ngritjes së vetëdijes kombëtare. Në Maqedoni kulturat e ndryshme nuk kanë vepruar si agjentë pozitivë demokratikë, por e kundërta ka ndodhur. Frika etnike për hapësirë, territor, sovranitet dhe shtypje kulturore ka luajtur rolin kryesor në thellimin e hendekut ndëretnik. Kultura e frikës që është përhapur me dekada në Maqedoni i ka pasojat e veta në përditshmërinë ndëretnike të vendit dhe në ndërtimin e politikave joadekuate të mirëbesimit dhe përpjekjeve kundër çdo lloj ekstremizmi. Për më shumë, kultura e frikës është një term që i referohet përhapjes së përceptuar të frikës dhe ankthit në diskursin publik, e më së shumti në shoqëritë multietnike dhe kjo, natyrisht, se ndikon në mënyrën se si individët ndërveprojnë me njëri-tjetrin në mjediset e përziera etnike. Vëretjet ndërkombëtare nuk kanë dhënë rezultate konkrete dhe kjo u dëshmua me Marrëveshjen e Ohrit dhe me mosndryshimin e qasjes së qeverisë dhe partive nacionaliste maqedonase, ndaj statusit të shqiptarëve të Maqedonisë. Një pjesë të fajit këtu e kanë edhe liderët shqiptarë, të cilët më së shumti janë kujdesur për zhvillimin e një sistemi korruptiv dhe kleptokratik në mjediset shqiptare. Këtu gjithashtu kemi disa çështje të hapura që do të vazhdojnë ta trondisin skenën politike të Maqedonisë. Konfrontimi i frikës së dy etnive, sipas analistëve ndërkombëtar mund të jetë fatal për Maqedoninë e brishtë. Një version i frikës ndërfqinjësore i ka përshkruar raportet e Maqedonisë me Greqinë, Kosovën, Bullgarinë dhe Shqipërinë, për shkak të emrit dhe identitetit të diskutueshëm nga shtetet anëtare të NATO-s ose të BE-së. Një menaxhim i ri nga aktorë tjerë, ndoshta do ta shtynte krizën shqiptaro-maqedonase dhe do ta largonte frikën, si mjet i politikës ditore, për ta vazhduar ankthin ndëretnik edhe për gjatë kohë në Maqedoni. Kriza e ardhshme shqiptaro-maqedonase që bazën e ka në metodat diskriminuese dhe burimeve të pakta ekonomike për shqiptarët, do të kërkojë menazhim paqësor të zgjidhjes së kontestit në mes shqiptarëve dhe maqedonasëve për sovranitetin, hapësirën territoriale dhe shpërndarjen e barabartë të burimeve ekonomike kombëtare.

Lajme te lidhura

spot_img