Muhamedali Jusufi
Feja -Filozofia -Politika Eshte fenomeni kaq i perhapun ne mesin tone, e urrejme dhe e dashurojme pafund. Ne asnje fenomen tjeter nuk mund te gjesh nje pasion kaq te madhe. Dikur ishte feja me pas filozofia tani politika. Dikur ishte besa koncept kulturor dhe etik që përfaqëson një zotim solemn për të mbajtur fjalën dhe nderin, duke u konsideruar si një nga vlerat më të shenjta në shoqërinë shqiptare. Tani eshte interesi , mashtrimi qe na intrigon me shume. Demokracia eshte nje ene qe duhet vazhdimishte te mbushet me vlera . Historikisht, besa ka luajtur një rol të rëndësishëm në jetën e shqiptarëve, veçanërisht në periudhat e vështira. Ajo është përdorur si një mekanizëm mbrojtës, duke garantuar sigurinë dhe mbështetje për ata që e respektojnë.
Një nga shembujt më të njohur të besës është shpëtimi i hebrenjve gjatë Holokaustit, ku shqiptarët ofruan strehim dhe mbrojtje për ata që ishin të përndjekur. Sot, besa shpesh lidhet me mikpritjen dhe nderin në marrëdhëniet shoqërore. Megjithatë, disa kritikojnë se ndikimi i saj është zvogëluar për shkak të ndryshimeve sociale dhe politike. Politika është një proces me të cilin grupe njerëzish marrin vendime kolektive. Termi është aplikuar në përgjithësi sjelljen brenda qeverive civile, por politika ka qenë vëzhguar në ndërveprime të tjera të grupit, duke përfshirë institucionet e koorporatave, akademike dhe fetare. Ai përbëhet nga “marrëdhëniet shoqërore duke përfshirë autoritetin ose fuqinë” dhe i referohet për rregullimin e një njësie politike,dhe në metodat dhe taktikat e përdorura për të formuluar dhe zbatuar nga politika. Fjala “Politikë” vjen nga fjala greke Πολιτικά (Politika) nga i mençur (adj.), modeluar mbi punët “e Aristotelit, e shtetit”, emri i të librit të tij për qeverisjen dhe qeverive, që ishte dhënë në mesin e shekullit të 15-anglisht “”Polettiques Latinised”. Në latinisht, kjo ishte “politicus” dhe në frëngjisht “politique”. Kështu ajo u bë “politikë” në anglishten e mesme. Politika (Greqisht: pólis, “shtet, qytet” apo “bashkësi e shumfishtë”. Politika është përgjigje ndaj problemeve të shoqërisë me anë të vendimeve të detyrueshme për gjithë shoqërinë, është marrëdhënie ndermjet njerëzve, grupeve a shoqërive lidhur me vendime a mosvendime te detyrueshme për gjithë shoqërinë ose ndermjet shoqërive si dhe për zbatimin dhe ndryshimin e këtyre vendimeve. Konceptimi i politikës sipas Max Weber: “synimi për pjesëmarrje në pushtet ose për ndikim në shpërndarjen e pushtetit qoftë nëpërmjet shteteve, qoftë brenda një shteti ndërmjet grupeve me pushtet të cilat i përfshin ai.. kush bën politikë synon pushtet”. Ne epoken tone nuk funksionon as Pitagora , as Sokrati, as Platoni as Aristoteli.
Njerzimi eshte i detyruar te hetoje fillimisht te verteten e dimenzionit te qytetrimit , ne te cilin ndodhet dhe te freskoj interesimin ndaj te shkuares e se ardhmes. Hapja serisht drejte botes se vertetes do ta forcoj boten. Kjo dhe eshte pika kulmore. Nje obsesion ndaj politikes si vlere histrike ia vlene te rishqyrtohet si nje pasion pertej pasionit qe con gati ne cmenduri. Ne botkuptimin klasik renditet fillimisht filozofia e me pas politika qe eshte e lidhur me te, ndersa sot ne fillim renditet politika duke bere qe filozofia te kerkoj ta mbeshtes ate e jo ta ze vendin e politikes. Por keshtu kishte filluar reshqitja. .Kjo rreshqitje ngjante me rrokullisjen e nje orteku nga shpirti i njeriut. Gjithcka qe e rethon njeriun eshte pasioni per politiken . Edhe sikur te donim ndryshe te shpetonim nga ky rrjet i marimanges nuk ia dalim dote , jemi te rethuar nga jashte dhe mbrenda. Politika ka tendencen te zere vendin e menyres se jeteses, te kendveshtrimit mbi boten, e aty ketu edhe vendin e besimit. Pas zgjedhjeve verehet nje paralizim , sikur nuk egziston asgje tjeter perpos politikes, nje delirium sui generis. Kur politika shendrohet ne fe dhe filozofi mund te jap nje rezulltat te frikshem.
Shume njerez kur hedhin nje hap drejte politikes , e kane te veshtir te kthehen pas. Shikojeni Thacin i cili edhe pas tre dekadash ne politike, se sa me pasion flete, flaka eshte sinonim per fjalorin e tij politik. Mbase rufeja , uragani eshte nocioni qe me mire e pershkruan politiken. Ne te gjithe e paguajme kete lloj politike mbase e paguan te gjithe njerzimi sot pasionin per politiken.



