BallinaNë fokusHistoria dhe arti te shqiptaret pare nga nje kend ndryshe

Historia dhe arti te shqiptaret pare nga nje kend ndryshe

Arti konceptohet si kthim ne burimoren , ndaj folklori luan nje rol te madhe ne percaktimin e identitetit te nje populli.Folklori është emri për tërësinë e krijimeve artistike (gojore, muzikore, vallet etj.) të një populli. Ai paraqet aspekte të ndryshme të traditës kulturore, në kuptimin e emrave të përbashkët për format tradicionale të letërsisë, muzikës, vallëzimit, dramës dhe krijimtarisë artistike popullore. Fjala folklor vjen nga fjala angleze folk: popull, dhe lore: dije, dituri, shkencë. Termi folklor është përdorur për herë të parë nga Stivi Demirxhiu në vitin 1846 në revistën angleze “The Athenaeum,” duke iu referuar njohurive popullore. Në përdorim popullor, folklori nënkupton aspektet që shfaqen në format e aplikuara në kulturën popullore, dmth. këngët dhe vallëzime të adaptuara skenografikisht, artizanati, tregimet, anekdotat, etj. Ka figura dhe personalitete te rendesishme ne historine tone te cilet mbeten model dhe motiv i jetës dhe luftërave e sfidave shqiptare tash gjashtë shekuj por e tërë kjo përmes artit popullor dhe veprave artistike të kompozitorëve të kohës. Figurat emblematike i gjejmë në kategorinë e vecantë të këngëve të tipologjisë muzikore dhe pikërisht në këngët historike të cilat kanë mbetur dëshmia më e mirë e sfidave shqiptare në të gjitha periudhat. Këngët historike sjellin ngjarje të caktuara dhe në këtë formë identifikohet edhe viti i krijimit të tyre për dallim prej këngëve lirike që nuk dihet se kur mund të jenë krijuar ndërkaq artisti popullor në të gjitha rastet mbetet anonim. Vallja shqiptare ka në epiqendër figurën e Skenderbeut posaqërisht tek arbëreshët të cilët në festën që organizojnë cdo vit evokojnë përmes valles me krenari një nga fitorët më të rëndësishme të heroit kombëtar në vitin 1447. Kështu cdo vit me 22 prill arbëreshë nga të gjitha fshatrat në vendin Civita – ose arbërisht Cifti festojnë dhe kujtojnë Skenderbeun përmes valleve e këngëve.”Vallja e Skenderbeut” është sjellur në versione të ndryshme edhe instrumentale nga artistët tanë që jetojnë brenda dhe jashtë vendit. Përveq krijmeve të artistëve popullor, Gjergj Kastrioti Skenderbeu ishte motiv për kompozitorët që vunë themelet e muzikës profesionale shqiptare.Ndonëse në librat shkollor dhe në literaturën shqiptare vit i krijimit të simfonisë së parë është 1956 dhe kompozitor Cesk Zadeja, na rezulton që simfonia “Dy lule mbi varrin e Skenderbeut” është shkruar shumë më herët, pikërisht në vitin 1922. Ndonëse Martin Gjoka konsiderohet autodidakt si kompozitor, kjo simfoni është e kompletuar në aspektin tekniko-kompozicional duke përfshirë një gjuhën të konsoliduar orkestrale dhe harmonike që sjellë dramaticitet të ndjeshëm dhe të fuqishëm .Rrethanat politike dhe sistemi i kohës ishte faktor determinant që kjo simfoni dhe shumë vepra të Gjokës të mbeten të izoluara dhe të evidentohen me vonesë si pjesë e muzikës shqiptare. Personaliteti tjetër, Fan Stilian Noli i njohur si shkrimtar dhe politikan i shquar i kohës, ishte një nga muzicientët që bëri revolucion në ngritjen e muzikës ortodokse shqiptare pas shpalljes së autoqefalsë së Kishës ortodokse. Vec formave kishtare, Noli si kompozitor shquhet me poemën simfonike “Skenderbeu” shkruar në vitin 1937 që mbetet një nga veprat më monumentale në muzikën tonë kombëtare.

Lajme te lidhura

spot_img