BallinaNë fokusBudallallëk Suprem!

Budallallëk Suprem!

Kimete Berisha

1. Daut Haradinaj e ka parë me pantallona të shkurtër Albin Kurtin.

Është i vetmi mashkull në botë që ia ka parë këmbët cullak, në Greqi, nga Prishtina.

– Me këtë rast, Dauti është çuditur shumë:

Qysh, në bregdet, Albin Kurti me pantallona të shkurtër?!

– Dejvidi e ka parë me pantallona të shkurtër Albinin, por askush nuk e di:

se a e ka parë Dauti apo Davidi me pantallona të shkurtër Albinin dhe se si ka arrritur që me sy t’ia shkurtojë pantallonat, për së veshuri.

– Dauti (bashkë me gjysmën e tij, Davidin) u ankua se pse dhoma e hotelit në Greqi ku fle Albin Kurti kushton gjashtëqind euro e nuk kushton pesëqind!

– Shumë janë gjashtëqind euro…

edhe për një milioner të papunë si Dauti me Davidin!

2. Sa herë e shoh Davidin pyes veten se pse jetoj në një vend ku Dauti, një ish i burgosur për krime, sa herë do, bëhet deputet!

3. Derisa Daut Haradinaj preokupohet me shorset e kuqe të Albin Kurtit, Gjykata Supreme është aktivizuar për ta rrëzuar qeverinë në detyrë të Albin Kurtit.

– Gjykata Supreme nuk u durua pa treguar se është ‘parti politike’ që kur pyetet se a duhet apo jo të vjedhen arkat fiskale, thotë: varet cila parti politike ka vendosur!

– Por, Gjykata Kushtetuese ende nuk është nervozuar me Gjykatën Supreme që ia ka interpretuar Kushtetutën!

4. Për herë të parë, pas një kohe të gjatë, jam dakord me Presidenten Osmani.

– Ka gjasa edhe të ‘pajtohemi’!

– Ajo e quajti Avdullah Hotin – irrelevant, e quajti askushi, pra të parëndësishëm.

– Por, Hykmetja dhe disa gazetarë të saj thanë se ‘sikur të ishte irrelevant,

Avdullahu nuk do të takohej me Trumpin’.

– E aftë kjo…

– Por, edhe Vuçiqi bashkë me Avdullahun është takuar me Trumpin…

domethënë sipas Hykmetes dhe gazetarëve të saj edhe Vuçiiqi është ‘relevant’!

– Avdullah Hoti është si Vuçiqi, veçse nuk ka guxim e as autoritet..

– Është i vetmi kryeministër që ka hartuar rregullore speciale për ta ndaluar shprehjen e lirë të zyrtarëve publik (për qeverinë e tij), duke e nisur me Ministrinë e Kulturës.

– Është thjeshtë një mbetje e mjerë e Isa Mustafës.

– Asgjë nuk ka arritur vet.

– Paramendoje një mashull që rritet e mbijeton në shpinën e një mashkulli tjetër.

….është asi mashkulli që sapo të ftohet pak moti verës e të fryej një erë e lehtë e vë çeben mbi krahë…se nerth!

5. Edhe Totaj, Shaqiri, u ankua se u shtrenjtua rakia në Prizren dhe për këtë tragjedi, natyrisht ka faj qeveria Kurti, po kush!

– E Vetëvendosje si kontrast të Totajt e ka zgjedhur për kandidat në Prizren një ‘hoxhë’ që i quan gazetaret ‘motra’.

– Edhe PDK e ka në Prishtinë Uranin që për fe e lë ulur Abrashin e Vetëvendosjes…se Urani flet, falet, agjëron dhe sillet si ‘hoxhë’ klasik se edhe meshkujt i quan ‘vëlla’.

– Derisa meshkujt e këqij po mundohen të bëhen hoxhë,

Ali Hoxha – Hoxhë – Aliu…

Enver Hoxhajn e ka kapluar sevdaja…

…ka marrë pjesë në një ndejë njëgjinore të një biznismeni që u mbajt në një shtëpi private.

– Në atë ndejë, pas mesnatës kanë shkuar policia, sepse kënaqësia e Enverit ka qenë aq e madhe sa i është dëgjuar zëri deri në Suharekë dhe më gjërë…te një mal…

dhe përveç të tjerëve, policisë ia ka treguar vendin edhe Enver Hoxhaj:

– ‘A e dini ju se kë po e pengoni të kënaqet, i ka pyetur Hoxhaj policët’!

6. Ndotje akustike po shkakton edhe kryeministri Kurti.

– Një ditë isha edhe duke ecur edhe duke menduar në të njëjtën kohë, kur kaloi eskorta e tij, u dridha sepse në vend të sirenës…u lëshua një tingull i hollë si kolona zanore e ‘Bareshës’..

bërtita, s’di a më dëgjoi kush:

o trashja pak zërin…!

7. Veç çmimet të kishin qenë më lirë, ishim kënaq…

P.S. ….’Lufta e syve’ vazhon

se…

Unë…As s’dua ta fitoj këtë luftë e as s’do ta lejoj ta fitoj Ai.

I zhbëra të gjitha fjalët e mia…

E…

Fjalët e tij mbeten të varura…

si në copa akulli të vjetër…

se janë aq të ftohta ato fjalë

sa s’do të kenë nevojë për mua,

ato vet do ta shkrijnë njëra-tjetrën!

…kur i lë ndjenjat e mia në

inbox të huaj më duket sikur flej natën me derën e shtëpisë hapur…

sikur i kam harruar këpucët para derës …

…sikur gjuaj xhevahirë para derrave…!

Se…

– Disa njerëz

mund t’i dëgjojnë ngjyrat,

t’i shohin tingujt, dhe

t’i shijojnë fjalët.

Lajme te lidhura

spot_img