BallinaSportSupersfida Holanda – Spanja mbyllet baras

Supersfida Holanda – Spanja mbyllet baras

Holanda dhe Spanja dhuruan spektakël në “De Kuip” në Rotterdam, por ndeshja e parë çerekfinale nuk dha fitues.

Holanda dhe Spanja barazuan 2:2, ndërsa sfida u vendos në minutat shtesë.

Nico Williams shënoi për Spanjën në minutën e nëntë, kurse Cody Gakpo dhe Tijjani Reijdnders shënuan për 2:1, në minutën e 28-të dhe të 46-të.

Jorrel Hato u përjashtua me të kuq në minutën e 82-të te Holanda.

Epërsinë e një lojtari e shfrytëzoi Spanja që shënoi në minutën e 93-të me Mikel Merinon.

Gjysmëfinalisti caktohet pas tre ditësh në ndeshjen që luhet në Valencia.

Lajme te lidhura

spot_img