Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, deklaroi sot se do të takohet me presidentin amerikan Donald Trump “kur të jetë koha e duhur” dhe njoftoi se në javët në vijim do të thërrasë Kolegjin e Sigurisë të Komisionit Evropian, i cili do të përbëhet nga të gjithë anëtarët e Komisionit, për të marrë informacione të rregullta mbi ngjarjet e sigurisë.
Në një konferencë për media në Bruksel, para përvjetorit të 100 ditëve të mandatit të saj të dytë si kryetare e Komisionit, von der Leyen njoftoi gjithashtu një paketë ombus për thjeshtimin e rregullave dhe zvogëlimin e byrokacisë, përfshirë edhe në sektorin e mbrojtjes, si dhe miratimin e një propozimi ligjor për kthimin e emigrantëve.
Kur u pyet nëse po punon për një takim me Trumpin dhe në lidhje me faktin që duket se SHBA-të nuk janë të nxitura të takohen me ndonjë përfaqësues të BE-së, von der Leyen kujtoi se ajo u takua me Trumpin për herë të parë kur ai ishte në vitin e tij të fundit të mandatit të parë, ndërsa ajo ishte në vitin e parë të mandatit të saj të parë.
Ekzistojnë kontakte, por mendoj se do të kemi një takim personal kur të jetë momenti i duhur”, tha von der Leyen.



