BallinaRajon - BotëSeancat gjyqësore në Hagë, vijojnë nga 17 marsi

Seancat gjyqësore në Hagë, vijojnë nga 17 marsi

Javën që po lëmë pas, Gjykata Speciale në Hagë mbajti seancat e fundit para se të dalë në pushim dy javor.

Gjykimi i ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi, do të vazhdojnë nga 17 marsi e tutje.

Në seancën e fundit të mbajtur, u dëgjua dëshmia e ish-komandantit Ismet Tara, i cili më pas u lirua nga trupi gjykues.

Ndërkaq, Trupi Gjykues miratoi pjesërisht pranimin e disa provave materiale lidhur me organizimin e UÇK-së në zonën e Drenicës bazuar në autenticitetin dhe relevancën e tyre, dhe duke marrë parasysh konstatimin e Trupit Gjykues se pranimi i këtyre dokumenteve si prova nuk i shkakton dëm Mbrojtjes.

Lajme te lidhura

spot_img