Mes frikës që kanë ngjallur përplasjet e krerëve të Republikës Srpska me të dërguarin ndërkombëtar në Bosnje-Hercegovinë, zyra e Prokurorit të përgjithshëm të vendit njoftoi lëshimin e një urdhër ndalimi për presidentin e entitetit serb, Millorad Dodik, kryeministrit Radovan Vishkovic dhe kryetarin e parlamentit rajonal Nenad Stevandic, me qëllim marrjen e tyre në pyetje.
Të gjitha këto ndryshime janë në kundërshtim me Kushtetutën e Bosnje e Hercegovinës. Ligji për procedurën penale i Bosnje dhe Hercegovinës parashikon mundësinë e lëshimit të urdhrit për sjellje të detyruar për dhënien e dëshmisë, në rast se personi i thirrur në institucionet gjyqësore refuzon ta bëjë këtë.
Asambleja Kombëtare e Republikës Sërpska parashihet ta diskutojë sot draft-kushtetutën e këtij entiteti, një tjetër lëvizje secesioniste kjo nga autoritetet e këtij entiteti, të cilat kanë miratuar tashmë ligje që ndalojnë funksionimin e institucioneve gjyqësore dhe hetuese të Bosnjës në territorin e Republikës Sërpska, e që hynë në fuqi javën e kaluar.



