BallinaKulturëTuristët belgë festuan ditëlindjen në Gjirokastër me kostume tradicionale

Turistët belgë festuan ditëlindjen në Gjirokastër me kostume tradicionale

Një grup prej 16 turistësh belgë vizituan qytetin historik të Gjirokastrës për të festuar ditëlindjen e një miku të tyre në një mënyrë unike dhe plot emocione.

Ata morën pjesë në një aktivitet të veçantë, ku u veshën me kostume tradicionale të trevave të jugut, duke shijuar kështu një eksperiencë të paharrueshme.

Fotografimi me kostume popullore dhe ecja në rrugët e Pazarit të Gjirokastrës ishin momente të mbushura me emocione.

Veshjet tradicionale që i përkisnin rajonit të jugut përfshi fustanellën 500 palëshe janë një simbol i thellë i kulturës dhe identitetit. Ata e përshkruan si shumë të veçantë lidhjen që kostumet i bënë të ndjejnë me historinë dhe trashëgiminë vendase.

Ata përshëndetën mikpritjen fantastike të banorëve vendas dhe veçanërisht theksuan pasionin e vendasve për të ndarë me ta traditat e jetesës, si gatimi i ushqimeve tradicionale, endja, gdhendja e gurit dhe drurit, si dhe shijimi i verës dhe polifonisë lokale.

Gjirokastra çdo ditë po kthehet në një mundësi për turistët e huaj  për të mësuar dhe përjetuar jetesën tradicionale. Në të gjithë territorin ekzistojnë më shumë 80 gjëra për të bërë çka i jep një profil autentik turizmit përreth qytetit të mbrojtur nga UNESCO dhe përreth parkut Kombëtar të Vjosës.

Lajme te lidhura

spot_img