Të premten më datën 7 mars, në skenën e Operës dhe Baletit Nacional do të shfaqet baleti mbresëlënës “ Zonja me Kamelie” e Xhusepe Verdit.
Performanca do të drejtohet nga dirigjenti Eduard Ambarcumjan nga Armenia, koreografia është e një prej koreografëve kryesore ruse, Vasilij Medvedev. Rolet kryesore të Margaritës dhe Armandit do të interpretohen nga Marija Kicevska Shokarovska , Francisko Himenez Ruiz (Spanjë) së bashku me solistët e Ansamblit dhe Baletit dhe Orkestra e Operës dhe Baletit Nacional.



