Përalla tragjike e dashurisë trekëndëshe, për traditën e cila ka penguar pasionin dashurinë , urrejtjen dhe hakmarrjen , të paraqitura në Operën ““Cavalleria Rusticana “, është njëra nga veprat më të sukseshme të kompozitorit Italian Pietro Mascagni.
Në skenën e Operës me shkopin e tij, do të dirigjoj dirigjenti Ivan Eminoviq , në regji të Xhandomeniko Vakari nga Italija, skenograf Zoran Nikolovski, kostimograf Elena Donqeva, mjeshtër koncerti Verica Lambevska , mjeshtre të korrit Gjurgica Dashiq dhe Jasmina Gjorgjeska.
Marin pjesë Vesna Gjinovska Ilkova në rolin e Santucës, Zoran Sotirov si Turidu, Marjan Jovanoski si Alfio, Marija Naumovska në rolin e Lolës, Marika Popoviç në rolin e nëns Luqija , në shoqëri të korit dhe orkestrës së Operës dhe Baletit Nacional.
“Cavalleria Rusticana”, është një perlë operistike e zhytur në pasion dhe me motivin kryesor lëvizës hakmarrjen dhe një nga titujt më të dashur dhe më të interpretuar të operës deri më sot në skenat e operës botërore.



