BallinaKulturëDita e tretë e Panairit të Librit Shqip solli promovime, diskutime dhe...

Dita e tretë e Panairit të Librit Shqip solli promovime, diskutime dhe autorë të njohur para publikut në Shkup

Programi i ditës së tretë të Panairit të Librit Shqip – Shkupi 2026 vazhdoi me një sërë promovimesh librash, diskutimesh letrare dhe takimesh me autorë e studiues nga hapësira shqiptare.

Gjatë ditës, vizitorët patën mundësinë të ndjekin promovimet e veprave të Hamza Alilit, Bashkim Hoxhës, Dhurata Xoxës dhe Ylljet Aliçkës, diskutimin me poeten dhe studiuesen Majlinda Rama, prezantimin e librit më të ri të Qerim Litës kushtuar ngjarjeve të Bit Pazarit të vitit 1992, si dhe promovimin e veprave të Rexhep Hotit.

Panairi vazhdon të mbledhë autorë, studiues, botues dhe dashamirë të librit, duke e shndërruar Sheshin Skënderbeu në një hapësirë të gjallë të kulturës, dijes dhe dialogut.

Aktivitetet e Panairit të Librit Shqip – Shkupi 2026 vazhdojnë edhe në orët në vijim, në kuadër të manifestimit “Vera Kulturore e Çairit 2026”.

Lajme te lidhura

spot_img