BallinaKulturëDita e tretë e festivalit ReMusica sjell koncerte dhe diskutime në Prizren...

Dita e tretë e festivalit ReMusica sjell koncerte dhe diskutime në Prizren e Prishtinë

Dita e tretë e edicionit të 24-të të festivalit ndërkombëtar të muzikës bashkëkohore, ReMusica, fillon sot me një program të pasur aktivitetesh në Autostrada Biennale Hangar në Prizren.

Programi nis me ReMusica Junior, që përfshin dy koncerte për fëmijë me kuartetin e klarinetëve nga Amsterdami dhe koncertin “Bota e Tingujve”. Pas tyre, do të vijojë koncerti akusmatik i Julien Guillamat, një diskutim mbi krijimtarinë muzikore dhe një koncert xhepi me artistët rezidentë Zefiro Torna dhe Agona Shporta.

Mbrëmja kulmon në Prishtinë me një koncert të dyfishtë të LELEU Brothers – Romain dhe Thomas Leleu – së bashku me Orkestrën Harkore të Filharmonisë së Kosovës. Ky koncert do të mbahet në Kishën Katolike “Shën Ndou” në orën 19:00, duke sjellë një përvojë unike të muzikës bashkëkohore për publikut shqiptar dhe ndërkombëtar.

Festivali ReMusica vazhdon të mbetet një platformë e rëndësishme për promovimin e muzikës bashkëkohore dhe bashkëpunimeve artistike rajonale dhe ndërkombëtare.

Lajme te lidhura

spot_img