Bujar Osmani ka nisur fushatën për kryetar të Komunës së Çairit në gjashtë të mëngjesit, me fokus rikthimin e dinjitetit dhe komunikimin direkt me qytetarët.
Osmani nga 21 korriku është i konfirmuar si kandidati i BDI-së për kryetar të Çairit me qëllime të qarta .
Ai synon “rikthimin e dinjitetit” për komunitetin e Çairit, në linjë me premtimin për qeverisje me përgjegjësi dhe këtë qëndrim ai e bëri të qartë sot në mëngjes direkt nga vendi ku ai lindi dhe u rrit si dhe jeton aty dhe gëzon një mbështetje dhe respekt të madh.
Ai ka theksuar rëndësinë e kontaktit personal “ballë për ballë” me njerëzit, për të krijuar besim dhe mbështetje lokale .
Më 21 korrik 2025, BDI zyrtarizoi kandidaturën e tij, duke e quajtur atë “përfaqësuesin më të fortë” për rikthimin e Çairit dhe kthimin e dinjitetit.
Nga ana tjetër, rivalët e bllokut VLEN, përfshirë zëvendëskryeministrin Izet Mexhiti, nuk përjashtojnë mundësinë e kandidimit, duke e bërë garën të fortë.
https://www.facebook.com/share/v/161CquMBam/



