BallinaLAJMEBOTAVens: SHBA-ja po lëviz drejt bllokadës buxhetore

Vens: SHBA-ja po lëviz drejt bllokadës buxhetore

Nënpresidenti i SHBA-së, Xhej Di Uens deklaroi se Qeveria e SHBA-së do të ndalet së funksionuari për shkak të mungesës së marrëveshjes mes republikanëve dhe demokratëve.

“Mendoj se po lëvizim drejt ndërprerjes së punës, pasi demokratët nuk do të veprojnë drejt. Mendoj se do ta ndryshojnë mendimin, por të shohim”, tha Uens.

Lideri i demokratëve në Senat, Çak Shumer deklaroi se gjatë takimit, deputetët demokratë ia prezantuan presidentit Donald Tramp çështjet për mbrojtje shëndetësore.

Demokratët pohojnë se çdo marrëveshje për vazhdimin e afatit duhet t’i ruajë përfitimet shëndetësore, ndërsa republikanët insistojnë se mbrojtja shëndetësore dhe financimi i Qeverisë duhet të trajtohen si çështje të posaçme.

Shumer tha se “ka dallime shumë të mëdha” mes demokratëve dhe republikanëve.

Kongresi duhet të miratojë buxhet ose buxhet të përkohshëm deri në mesnatë sonte, në të kundërtën qeveria federale do të bllokohet, shumë shërbime federale do të ndërpresin punën, qindra mijëra të punësuar do të jenë teknikisht të papunë dhe përfitimet sociale nuk do të paguhen.

Republikanët kanë shumicën në të dyja dhomat e Kongresit, por për shkak të rregulloreve në Senat, ata duhet të negociojnë me demokratët.

Demokratët kërkojnë që republikanët të rikthejnë qindra miliarda dollarë të marra nga mbrojtja shëndetësore. Por republikanët këmbëngulin se do të diskutojnë vetëm për një plan të përkohshëm prej shtatë javëve, me të cilin do të financohej shteti deri në fund të nëntorit.

Lajme te lidhura

spot_img