Zëvendëspresidenti i SHBA-së, Xhej Di Vens sot në Jerusalem deklaroi se çarmatosja e Hamasit dhe rinovimi i Rripit të Gazës do të jenë “shumë detyra të vështira”.
“Para nesh është një detyrë shumë, shumë e vështirë, të çarmatosim Hamasin dhe të rindërtojmë Gazën, t’ua bëjmë jetën më të mirë popullit të Gazës, por edhe të sigurohemi që Hamasi të mos jetë më një kërcënim për miqtë tanë në Izrael”, potencoi Vens pas takimit me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanjahu.
Një numër i madh nga pikat në planin e paqes së presidentit amerikan, Donald Tramp, ende nuk janë përmbushur, mes të cilave dhe çarmatimi i Hamasit.



