BallinaLAJMEUnionet studentore sot mbajnë protestë

Unionet studentore sot mbajnë protestë

Unionet e studentëve nga Universiteti i Tetovës, Universiteti “Nënë Tereza” dhe Universiteti i Evropës Juglindore sot do të mbajnë protestë në ora 12:30 në Shkup, me nisje nga Ura e Gurit.

Ata u bëjnë thirrje të gjithë qytetarëve, institucioneve dhe akterëve shoqërorë që të mbështesin protestën paqësore të tyre.

Përmes një komunikate publike, ata u janë drejtuar mediave, shoqërisë civile dhe aktivistëve, duke kërkuar përfshirje dhe mbështetje për kauzën e tyre.

Studentët theksojnë se po përballen me padrejtësi të vazhdueshme, pasi nuk u mundësohet dhënia e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe, edhe pse kjo e drejtë është e garantuar me Kushtetutë dhe ligj. Ata bëjnë të ditur se protesta do të nisë me marsh nga Ura e Gurit në Shkup.

Kjo çështje ka tërhequr vëmendje të shtuar së fundmi, pasi 385 studentë shqiptarë nga tre universitetet përkatëse kanë firmosur një peticion, duke kërkuar që provimi i jurisprudencës të mbahet edhe në gjuhën shqipe, në përputhje me të drejtat e tyre ligjore. 

Lajme te lidhura

spot_img