BallinaLAJMETurqia i ka hequr doganat shtesë për një numër të madh të...

Turqia i ka hequr doganat shtesë për një numër të madh të mallrave amerikane para takimit Tramp-Erdogan

Turqia i ka hequr normat shtesë të doganave të vendosura në një numër të madh të produkteve me origjinë nga SHBA-ja, njoftoi “Turkije tudej”, duke iu referuar një dekreti të presidentit Rexhep Taip Erdogan, publikoi Gazeta shtetërore turke.

Me këtë vendim hiqen një sërë doganash të vendosura në vitin 2018. Fillimisht, aa janë sjellë si përgjigje e doganave shtesë, të cilat SHBA-ja i ka vendosur në importin e çelikut dhe të aluminit nga Turqia vitin e njejtë.

Ministria turke e Tregtisë e sqaroi vendimin për heqjen e doganave të mallrave amerikane me “negociata pozitive me SHBA-në dhe konsultimet në kuadër të Mekanizmit për zgjidhje të kontesteve të Organizatës Botërore të Tregtisë (OBT)”.

Produktet amerikane që janë tatimuar me dogana shtesë nga Turqia kanë përfshirë automjete (me 60%), alkool etilik dhe pije alkoolike (me 70%), produkte kozmetike (me 30%), produkte plastike (me 30%), duhan i papërpunuar (me 30%), oriz (me 25%), arra (me 10%) dhe produkte të tjera me tarifa shtesë prej 10 deri në 25 për qind.

Ministria  e Tregtisë në Ankara njoftoi se vendimi për pezullim të doganave shtesë është në pajtim me Turqinë që të arrijë vëllim vjetor të tregtisë me SHBA-në prej 100 miliardë dollarë.

Në komunikatë thuhet se heqja e tarifave ishte pjesë e kontakteve më të gjera diplomatike midis Turqisë dhe SHBA-së dhe se vendimi shënoi një moment të rëndësishëm në dialogun strategjik midis dy aleatëve të NATO-s.

Një takim midis presidentëve Donald Tramp dhe Rexhep Taip Erdogan është planifikuar për 25 shtator në Shtëpinë e Bardhë, si pjesë e vizitës së presidentit turk në SHBA, ku ai do të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.

Lajme te lidhura

spot_img