Presidenti amerikan Donald Tramp deklaroi se nuk dëshiron të takohet me homologun e tij Si Xhinping, por shtoi se mund të vizitojë Kinën dhe se është ftuar.
“Ndoshta do të shkoj në Kinë, por vetëm me ftesë të presidentit Si, e cila më është ofruar. Përndryshe, nuk kam asnjë interes!, tha presidenti amerikan në rrjetin e tij social Truth Social.
Ai i përshkroi raportet e medias se donte të takohej me Si Xhinping si “lajme të rreme”.



