BallinaLAJMEBOTATrampi shtyu ultimatumin ndaj Iranit deri nesër në orën 20 të mbrëmjes

Trampi shtyu ultimatumin ndaj Iranit deri nesër në orën 20 të mbrëmjes

Presidenti amerikan Donald Tramp mbrëmë supozohet se e shtyu ultimatumin e tij ndaj Iranit edhe për 24 orë, tani duke e vendosur “të martën në orën 20”, sipas kohës lindore, që është 2:00 e mëngjesit të mërkurën sipas kohës mesdhetare evropiane, për një afat të ri përfundimtar.

“E martë, ora 20 sipas kohës lindore”, shënoi Trampi në platformën e tij Truth Social.

Paraprakisht mbrëmë Trampi shrpehu bindje se SHBA ka shans të mirë sot, e hënë, të arrijë marrëveshje me Iranin, një ditë para se të skadojë ultimatumi i tij ndaj Teheranit.

“Pa marrëveshje, do të shihni se si urat dhe elektranat shemben në të gjithë vendin”, tha Trampi për Foks Njuz, duke përsëritur kërcënimin e tij.

Më 26 mars, Trampi e shtyu datën e planifikuar për shkatërrimin e elektranave për dhjetë ditë, deri të hënën, 6 prill në orën 20:00.

Në intervistën e njejtë, ai tha se u garanton “imunitet”, negociatorëve iranian, që ata gjoja të mos jenë objektiv i sulmeve amerikano-izraelite.

Lajme te lidhura

spot_img