BallinaLAJMEBOTATrampi: Meloni është "lidere e shkëlqyer" dhe e gatshme të ndihmojë në...

Trampi: Meloni është “lidere e shkëlqyer” dhe e gatshme të ndihmojë në luftën me Iranin

Presidenti amerikan Donald Tramp e lavdëroi kryeministren italiane Xhorxha Meloni, duke e vlerësuar se ajo është e gatshme t’i ndihmojë SHBA-së dhe Izraelit në luftën me Iranin, njoftoi sot gazeta italiane “Koriera dela sera”.

Në bisedën telefonike me gazetën, të mbajtur dje, Trampi e përshkroi Melonin si “lidere të madhe” dhe deklaroi se Italia po bën çmos që të ndihmojë.

“E dua Italinë, mendoj se ajo është lidere e madh”, deklaroi Trampi për Melonin.

“Ajo gjithmonë po bën përpjekje të ndihmojë, ajo është lidere e shkëlqyer dhe është mike e imja”, shtoi presidenti amerikan, i cituar nga “Koriere dela sera”.

Italia planifikon të dërgojë ndihmë për mbrojtje kundërajrore të vendeve të Gjirit Persik si përgjigje e sulmeve ajrore iraniane, njoftoi Meloni të enjten.

Në ndërkohë, një anije ushtarake italiane po përgatitet të lundrojë drejt Qipros si pjesë e misionit të përbashkët evropian për mbrojtje të ishullit, pasi ai ishte i ekspozuar në granatime iraniane, deklaroi të premten zëdhënësi i marinës italiane.

Lajme te lidhura

spot_img