Presidenti amerikan Donald Tramp, gjatë vizitës në Qendrën komanduese në Uashington për pjesëtarët e policisë, Gardës nacionale dhe agjentëve federalë, të cilat e zbatojnë aksionin e tij për luftë kundër krimit në kryeqytetin amerikan, deklaroi se përpjekjet e tij çojnë drejt zvogëlimit të krimit.
“Si të jetë një vend tjetër. Tani të gjithë janë të sigurtë. Do ta kemi kryeqytetin më të mirë deri tani”, tha Tramp në objektin në Anoksia, i cili shërben si seli e pjesës juglindore të Uashingtonit.
Presidenti amerikan deklaroi se sonte do të patrullojë në rrugët e Uashingtonit me policinë dhe ushtrinë pas sistemimit të javës së kaluar të rreth 800 pjesëtarëve të Gardës nacionale në kryeqytet.
“Mendoj se sonte do të dal me policinë dhe, kuptohet, me ushtrinë”, tha Tramp në intervistë për “Njuzmaks”, njoftuan mediumet britanike.
Tramp javën e kaluar ka sistemuar ushtarë të Gardës nacionale dhe agjentë federalë në Uashington, duke deklaruar se përkohësisht e ndërmerr stacionin policor të qytetit për shkak të valës së krimeve të dhunshme, akuzë që autoritetet e qytetit e përgënjeshtruan.



