BallinaLAJMEBOTATramp: SHBA sekuestroi një cisternë nafte afër Venezuelës

Tramp: SHBA sekuestroi një cisternë nafte afër Venezuelës

Presidenti amerikan Donald Tramp ka deklaruar se armata ka sekuestruar një cisternë nafte afër Venezuelës.

“Sapo sekuestruam një cisternë pranë brigjeve të Venezuelës – një cisternë të madhe, shumë të madhe, në fakt më e madhja ndonjëherë”, deklaroi mbrëmë Trampi, duke shtuar se pret që “të ndodhin gjëra të tjera”.

Nga ana tjetër, prokurorja e përgjithshme e SHBA-së, Pam Bondi theksoi se cisterna e sekuestruar është pjesë e një “rrjeti të paligjshëm të transportit të naftës që mbështet organizatat e huaja terroriste”. Ajo theksoi se cisterna e sekuestruar ishte objekt i sanksioneve nga Venezuela dhe Irani.

Bondi publikoi gjithashtu një video të sekuestrimit të cisternës.

Televizioni Si-Bi-Es raportoi se është sekuestruar cisterna “Skipar” në të cilën SHBA-ja në vitin 2022 vendosi sanksione për shkak të lidhjeve të dyshuara me Iranin dhe lëvizjen libaneze Hezbollah.

Qeveria e Venezuelës e dënoi sekuestrimin e cisternës si “një vjedhje të paturpshme” dhe një akt piraterie.

Lajme te lidhura

spot_img