BallinaLAJMEBOTATramp: Nuk shpejtoj të bisedoj me Iranin

Tramp: Nuk shpejtoj të bisedoj me Iranin

Presidenti amerikan Donald Trampi deklaroi se megjithëse Teherani shpreh dëshirë për bisedime me SHBA-në, ai “nuk shpejton që të fillojë negociata”.

“Ata do të donin të bisedojnë. Nuk shpejtoj të bisedoj, sepse shkatërruam objektin e tyre”, deklaroi Trampi pas kthimit në Uashington nga një vizitë në Pitsburg.

Siç raportoi dje nga portali Aksios, duke cituar burime të informuara, Sekretari amerikan i Shtetit Marko Rubio dhe ministrat e punëve të jashtme të Francës, Gjermanisë dhe Britanisë së Madhe ranë dakord në një bisedë telefonike për të caktuar fundin e gushtit si afatin de fakto për arritjen e një marrëveshjeje bërthamore me Iranin.

Lajme te lidhura

spot_img