BallinaLAJME"Thyhet" bllokada, Mexhiti: Nis aksioni i madh për pastrimin e Shkupit

“Thyhet” bllokada, Mexhiti: Nis aksioni i madh për pastrimin e Shkupit

Pas disa javësh të vështira, ku Shkupi u mbulua me mbeturina nga bllokadat dhe neglizhenca, kryetari i Çairit, Izet Mexhiti bashkë me kryeministrin Hristijan Mickoski dhe kryetarin e Shkupit, Orce Goegjievski kanë dalë sonte në terren për ta kthyer pastërtinë në çdo lagje dhe çdo rrugë të kryeqytetit.

Qytetarët mund të marrin frymë lirshëm, sepse ka nisur pastrimi i Shkupit.

“Së bashku me kryeministrin Hristijan Mickoski, kryetarin e Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski, sonte jemi në terren, përkrah ekipeve të Higjienës Komunale, Parqeve dhe Gjelbërimit, Ndërmarrjeve të qytetit dhe kompanive me përgjegjësi shoqërore, që po udhëheqin ketë mobilizim të madh qytetar. Do pastrohen kontejnerët, hapësirat përreth tyre, shëtitoret, sheshet dhe mini-deponitë që u krijuan si pasojë e bllokadave dhe papërgjegjësisë që e lanë Shkupin të mbuluar me mbeturina”, ka theksuar Mexhiti.

Sonte, shtoi ai, Shkupi nuk do të flejë mbi bërllok, por do zgjohet në mëngjes me ajër më të pastër, më të shëndetshëm, me rrugë më të pastra dhe me pamje të re.

“Ky është fillimi i një kapitulli të ri për Shkupin, qyteti që po e marrim në duar për ta pastruar, për ta rregulluar dhe për ta bërë sërish krenari për të gjithë qytetarët e tij”, ka thënë mes tjerash Mexhiti.

Lajme te lidhura

spot_img