BallinaLAJMEBOTATë paktën 20 viktima mbrëmë në sulmet ruse në dy rajone të...

Të paktën 20 viktima mbrëmë në sulmet ruse në dy rajone të Ukrainës

Të paktën 20 persona e kanë humbur jetë në Ukrainë në sulmet ruse gjatë natës në Zaporozhje dhe Dnjepropetrovsk, njoftuan agjencitë botërore, duke bërë thirrje në autoritetet lokale. Janë plagosur më shumë se 40 persona.

Gjithsej 16 persona e kanë humbur jetën në tetë sulme me bombë në Zaporozhje, ndërsa katër persona e kanë humbur jetën në Dnjepropetrovsk, njoftuan autoritetet lokale.

Një seri sulmesh u kryen në një qendër ndëshkuese-korrigjuese në Zaporozhje, ku jetën e kanë humbur 16 persona, ndërs 35 ishin plagosur, ka shkruar në Telegram shefi i administratës presidenciale ukrainase, Andrij Jermak, duke e quajtur atë “krim të ri të luftës të kryer nga rusët”.

Në Dnjepropetrovsk, përveç katër viktimave, tetë ishin lënduar në sulmt e mesnatës, njoftoi shefi i administratës rajonale, Sergij Lisak.

Sulmet ishin kryer me dron me eksploziv dhe bomba me ujë.

Lajme te lidhura

spot_img