BallinaLAJMETaravari: Kryetar i VLEN-it është Mickoski

Taravari: Kryetar i VLEN-it është Mickoski

Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka shprehur dyshime të thella mbi funksionimin dhe perspektivën e koalicionit qeverisës VLEN, duke e cilësuar atë si një konglomerat partish me ideologji të ndryshme, të cilat vështirë se mund të shndërrohen në një strukturë të unifikuar politike.

Në emisionin “Rrishtazi” në KohaCast, Taravari tha se, ndonëse dëshiron që VLEN-i të bashkohet dhe të funksionojë si një parti e vetme, realiteti brenda koalicionit e bën këtë thuajse të pamundur. “Duke e ditur se si funksionohet brenda, prognoza ime është se ai konglomerat me ideologji të ndryshme vështirë se mund të bëhet një strukturë. Përshtypja ime, dua të jem gabim, është se ato janë parti që nuk kanë lidhje me njëra-tjetrën”, u shpreh Taravari.

Ai veçoi se bashkimi eventual mund të ndodhë vetëm mes disa subjekteve të caktuara, si BESA dhe Alternativa, ndërsa për Lëvizjen Demokratike dhe grupin e Arben Fetait tha se janë struktura krejtësisht të ndryshme.

Sipas Taravarit, faktori i vetëm që aktualisht i mban së bashku këto parti është ndikimi i kryeministrit Hristijan Mickoski. “VLEN-i ka kryetar Hristijan Mickoskin. Po të mos ishte Mickoski, le t’u japë dy javë dhe t’u thotë ‘unë nuk përzihem’, ata moti do të ishin ndarë”, deklaroi ai.

Lajme te lidhura

spot_img