BallinaLAJMESuksesi i diskutueshëm i Trump nuk fshin dhimbjen dhe humbjet

Suksesi i diskutueshëm i Trump nuk fshin dhimbjen dhe humbjet

Zhurma e zakonshme e vetëkënaqësisë së Trump, për të lavdëruar veten dhe “gjenialitetin” e arritjeve të tij, duhet parë me skepticizëm. Deklaratat e tij narciste në Izrael dhe Egjipt gjatë javës janë mashtrim. Nuk mjafton vetëm kaq për të festuar “agimin historik të një Lindjeje të Mesme të re” apo ardhjen e një “paqeje të qëndrueshme”, siç shprehet presidenti amerikan

Nga Alain FRACHON

Së pari, duhet përshëndetur performanca diplomatike, metoda e Donald Trump ka pasur sukses në Lindjen e Mesme. Të gjitha pengjet izraelitë ende të gjallë në duart e Hamasit u liruan të hënën, 13 tetor. Sulmi izraelit mbi qytetin e Gazës u ndal, dhe ndihma humanitare e shtuar pritet të arrijë tek popullsia e banuar. Faza e parë e planit të presidentit amerikan duket si një sukses, duke lënë Izraelin në një pozicion të rrallë, të fortë, por njëherësh të izoluar. Megjithatë, as rëndësia e kësaj faze fillestare, as vështirësitë e kapërcyera, nuk duhet të minimizohen, edhe pse ky rezultat mund të ishte arritur që në janar.

“Po për ta arritur këtë, duhej një bashkërendim politik dhe diplomatik rajonal thuajse perfekt. Ekipi i Trump arriti të fitojë në të njëjtë kohë besimin e Izraelit, Hamasit, Katarit, Turqisë, Autoritetit Palestinez, Arabisë Saudite, Egjiptit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe”, ka thënë gazetari Thomas Friedman në New York Times më 9 tetor.

Megjithatë, zhurma e zakonshme e vetëkënaqësisë së Trump, për të lavdëruar veten dhe “gjenialitetin” e arritjeve të tij, duhet parë me skepticizëm. Deklaratat e tij narciste në Izrael dhe Egjipt gjatë javës janë mashtrim. Nuk mjafton vetëm kaq për të festuar “agimin historik të një Lindjeje të Mesme të re” apo ardhjen e një “paqeje të qëndrueshme”, siç shprehet presidenti amerikan. Në kujtesën e popujve të përfshirë, këto 2 vite lufte nuk do të harrohen shpejt, as nga njëra palë, as nga tjetra. Por nga pikëpamja strategjike apo politike ato e lënë Izraelin në një pozicion ushtarak dominant si rrallë herë. Pothuajse e gjithë bota arabe ka ushtruar presion mbi Hamasin. Asnjë shtet me marrëdhënie diplomatike me Izraelin nuk i ka ndërprerë ato. Asnjë shtet arab nuk ka synime ushtarake ndaj Izraelit dhe asnjë ushtri që ta kërcënojë atë.

Lidhur me kundërshtarët (jo shtete) Hamasin palestinez, Hezbollahun libanez dhe milicitë shiite irakiane që vepronin nga Siria, ata janë dobësuar ndjeshëm nga ushtria izraelite. Irani, mbështetësi kryesor i këtyre milicive, është treguar i pambrojtur dhe i paaftë për të mbrojtur territorin e vet.

Megjithatë, vetë forma e kundërpërgjigjes izraelite ndaj ngjarjeve të 7 tetorit 2023 e ka dëmtuar imazhin e vendit. Fushata e shkatërrimit masiv në Gazë ka bërë të papërshtatshme jetesën për mbi 2 milion banorë, duke shkaktuar 67 mijë viktima sipas Hamasit, shumica civile. Lind pyetja legjitime: si e garanton sigurinë e Izraelit ekzistenca e një enklave të madhe mjerimi në kufirin e saj jugor? Imazhi i Izraelit ka rënë te aleatët dhe miqtë tradicionalë. Në SHBA, sondazhet tregojnë për herë të parë një mbështetje më të madhe ndaj Palestinës sesa ndaj Izraelit. Në Evropë, veçanërisht tek të rinjtë, ndikimi ka qenë edhe më i fortë. Madje, disa vende mike, si Franca dhe Mbretëria e Bashkuar, kanë marrë nismën për të njohur shtetin palestinez.

Në OKB, Izraeli duket më i izoluar se kurrë. Kjo ka ndihmuar presionin e Trump mbi kryeministrin Netanyahu për t’u pajtuar me planin e tij të paqes.

Megjithatë, telefoni celular dhe opinioni publik në botën arabe kujtojnë 2 vitet e luftës, dhe pa përmbushjen e dy kushteve, një rol më i madh për Autoritetin Palestinez dhe ndalimin e kolonizimit në Bregun Perëndimor, asnjë shtet arab nuk do të marrë pjesë aktive në zbatimin e planit Trump. Dokumenti i prezantuar më 29 shtator nuk i parashikon domosdoshmërisht këto elemente. Kështu, kërkimi për një paqe izraelito-palestineze mbetet një çështje që vazhdon nga e para vazhdimisht… (Le Monde)

Lajme te lidhura

spot_img