Bllokimi i eurointegrimeve, përfshirë edhe tonin, po merr dimensionin dhe karakterin e një rreziku serioz të sigurisë për rajonin e Ballkanit Perëndimor, por edhe për BE-në, vlerësoi sot presidentja dhe komandantja supreme e forcave të armatosura, Gordana Siljanovska-Davkova.
Në fjalimin e saj në Ceremoninë qendrore me rastin e Ditës së Armatës, 18 Gushti që u mbajt në kazermën “Jane Sandanski” në Shtip, Siljanovska-Davkova tha se natyra e luftës po ndryshon me shpejtësi, ndërsa gara galopante e armatimit dikton investime më të mëdha në mbrojtje.
Sipas saj, rëndësia e vetëpërmbajtjes nuk ka qenë kurrë më e madhe.
“Në këtë stuhi, duhet të fillojmë sa më shpejt të jetë e mundur, siç kemi filluar tashmë të planifikojmë strategjikisht mjetet dhe përdorimin e tyre. Institucionet kompetente duhet të marrin në konsideratë projektet afatgjate që do të garantojnë vetëmbështetjen dhe zhvillimin e mbrojtjes jo vetëm në kushte paqësore, por edhe në një mjedis kërcënimi ushtarak dhe konflikt të mundshëm”, porositi presidentja.
Siç theksoi për më shumë se tre dekada Armata ka shkruar historinë e saj si një roje e vërtetë e atdheut.
“Pas shpalljes së pavarësisë në vitin 1991, Armata e Maqedonisë u vu në dispozicion të shtetit dhe qytetarëve si garantuese e paqes dhe mbrojtjes, nëpërmjet reformave të vazhdueshme gjithëpërfshirëse, ndihmës në përballjen e krizave dhe emergjencave, si dhe mbështetjes së institucioneve civile në ballafaqimin rreth fatkeqësive natyrore si zjarret dhe përmbytjet. Kjo e bën atë ende profesional, të përgjegjshme dhe sakrifikuese, ndërsa dëshmi e kësaj është besimi më i lartë tek populli”, tha Siljanovska-Davkova në fjalim.
Në ceremoni morën pjesë kryeministri Hristijan Mickoski, kryetari i Kuvendit Afrim Gashi, deputetë, ministra, ish ministra të Mbrojtjes dhe shefa të Shtatmadhorisë, përfaqësues nga Lidhja e veteranëve dhe korit diplomatik. Në ceremoni kanë qenë edhe 26 nëntogerë dhe 149 nënoficerë të sapograduar të cilët së fundmi përfunduan edukimin dhe trajnimin e tyre, ndërsa presidentja Siljanovska-Davkova e dekoron Qendrën e trajnimit të kadetëve dhe oficerëve me “Dekoratën për merita ushtarake”.



