“Jo…. s’edi me atë nuk merrem hiç… ndoshta për dikë mirë janë”, tha qytetari.
“Jo jo nuk kemi marrë asgjë nuk kemi marrë”, u shpreh qytetari.
“Jo jo ende jo..A mendoni se janë të mjaftueshme 2100 denarë? Mendoj se nuk janë por, është një buxhet i mirë, i vogël”, tha qytetari.
“Jo ende jo. A mendoni se janë të mjaftueshme 2100 denarë? Varet se kush sa bënë pazare dhe sa i skanon kuponat fiskalë…. përndryshe vonohen parat e DDV-së dhe mendoj se nuk është në rregull”, u shpreh një qytetare.
“Jo, nuk janë asgjë. Janë humbje kohe për mua 2100 denarë” tha qytetari.
Nga Drejtoria e të Ardhurave Publike thonë se pagesa është në rrjedhë, ndërsa për mbi 5 mijë përdorues të TVSH-së nuk mund të realizojnë pagesën për shkak të dhënave të gabuara.
“Drejtoria e të Ardhurave Publike ju informon se pagesa e mjeteve për TVSH-n për kuartalin e katërt të vitit 2925 është në rrjedhë. Për kuponat fiskal të skanuar të kuartalit të katërt do të bëhet pagesë prej 924.5 milionë denarë për 526.123 përdorues të aplikacionit TVSH-ja ime”, than nga Drejtoria e të Ardhurave Publike./Alsat.mk



