BallinaLAJMEShkëndija me epërsi minimale do të udhëtojë në ndeshjen kthyese kundër Lludogorecit

Shkëndija me epërsi minimale do të udhëtojë në ndeshjen kthyese kundër Lludogorecit

Futbollistët e Shkëndijës e kanë mundur mbrëmë ekipin bullgar Lludogorec me rezultatin 2:1 në Shkup në ndeshjen e parë të plejofit për plasman në fazën e grupeve në Ligën e Evropës.

Lludogoreci i pari erdhi në epërsi nga mundësia e parë në arenën “Todor Proeski”, kur Deroj Duarte e shfrytëzoi gabimin e mbrojtjes së tetovarëve dhe ishte i saktë në minutën e 17-të.

Shkëndija ishte kundërshtar i barabartë në pjesën e parë dhe pas dy-tre mundësive ideale, e barazoi rezultatin në minutën e 35-të me golin e shkëlqyeshëm të Liridon Latifit nga gjuajtja e lirë.

Shkëndija vazhdoi edhe në pjesën e dytë me lojën ofensive, e cila rezultoi me gol të kapitenit Besart Ibraimi në minutën e 60-të.

Fituesi në këtë përballje do të luajë në fazën e grupeve në Ligën e Evropës, ndërsa humbësi do t’i vazhdojë ndeshjet në skenën evropiane në fazën e grupeve të Ligës së Konferencave.

Lajme te lidhura

spot_img