BallinaLAJMEShënohet viktima e parë nga zjarret në Shkup, gjendet një trup i...

Shënohet viktima e parë nga zjarret në Shkup, gjendet një trup i djegur!

Më datë 06.07.2025 në ora 18:00 në SPB Shkup është lajmëruar se në bar të thatë në afërsi të urës në lumin Lepenec, afër stacionit hekurudhor Gjorce Petrov, ka shpërthyer zjarr në bar të thatë, i cili është përhapur dhe ka përfshirë disa dhoma komunale dhe stalla në të cilat kishte kafshë shtëpiake- infodmojnë nga MPB.

Zjarri është shuar nga Brigada e Zjarrfikësve të Shkupit, ndërsa në njërën nga dhomat ndihmëse është gjetur trup i djegur i njpersoni si dhe trupa të djegura të bagëtive, thonë nga MPB-ja transmeton Sopje Info.

Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

Lajme te lidhura

spot_img