BallinaLAJMERozenkrac: Suedia qëndron fuqishëm prapa Maqedonisë së Veriut, ju inkurajoj të shfrytëzoni...

Rozenkrac: Suedia qëndron fuqishëm prapa Maqedonisë së Veriut, ju inkurajoj të shfrytëzoni momentumin e zgjerimit

Suedia qëndron fuqishëm pas Maqedonisë së Veriut, ne ju mbështesim si me vullnet politik ashtu edhe me hapa konkretë. Inkurajimi im për ju është që të shfrytëzoni momentumin e zgjerimit përderisa është këtu, përderisa ka energji të re midis shteteve anëtare për këtë proces. Me sfidat aktuale të sigurisë me të cilat përballemi të gjithë sot, duke punuar së bashku si evropianë sot është më e rëndësishme se kurrë dhe bashkëpunimi ynë është thelbësor për të siguruar paqe, demokraci, siguri dhe prosperitet në Evropë dhe unë i vlerësoj shumë bisedimet që zhvilluam sot. Këtë e theksoi ministrja suedeze për Çështje Evropiane Jesica Rozenkranc në konferencën e përbashkët për shtyp në Shkup me ministrin për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani.

“Jam krenare që përfaqësoj një qeveri që ka mbështetje të gjerë për zgjerimin e BE-së. Sipas sondazheve të fundit, Suedia është ndër vendet me mbështetjen më të fortë midis të gjitha shteteve anëtare, 79 për qind e opinionit suedez mbështet zgjerimin dhe kjo më bën krenare, por edhe të bindur se po ecim në drejtimin e duhur”, tha Rozenkrac.

Ajo theksoi se zgjerimi i BE-së është thelbësor për ndërtimin e një kontinenti më të sigurt dhe një ekonomie më të fortë, dhe se është në interes të të gjithë Unionit që Maqedonia e Veriut të ketë sukses në punën e saj reformuese dhe të bashkohet me BE-në.

“Me të vërtetë tani është momentumi për zgjerimin e BE-së, për shkak të agresioni kundër Rusisë, tani është shumë më e qartë se Evropa duhet të zgjerohet dhe të forcohet bashkëpunimi, dhe kjo është arsyeja pse Suedia në përgjithësi e mbështet zgjerimin. Inkurajimi im për ju është që ta shfrytëzoni plotësisht këtë momentum për sa kohë që është këtu edhe për sa kohë që ka energji të re midis shteteve-anëtare”, theksoi Rozenkrac.

Duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari për tejkalimin e problemit me Bullgarinë, ajo theksoi se dialogu i mirë me fqinjët është i mirëseardhur për vetë procesin e pranimit.

“Një dialog i mirë me vendet fqinje është gjithmonë i mirëseardhur si pjesë e procesit të pranimit dhe ne mbështesim çdo dialog të mirë që mund të arrihet në këtë kontekst, e sa i përket vetë procesit, Suedia e di se kur miratohen ndryshimet kushtetuese, BE-ja dhe të gjitha shtetet anëtare duhet ta respektojnë atë marrëveshje dhe menjëherë të fillojnë zyrtarisht negociatat”, tha ajo.

Rozenkrac e përsëriti mbështetjen e Suedisë për përmbushjen e reformave.

“E inkurajoj Maqedoninë e Veriut të ecë përpara me reformat me mbështetjen e BE-së dhe vendeve anëtare të saj, veçanërisht me reformat që lidhen me sundimin e ligjit, pavarësinë dhe integritetin e gjyqësorit dhe luftën kundër korrupsionit, dhe besoj se Raporti i KE-së ofron udhëzime të qarta në atë rrugë”, tha ministrja.

Sipas saj, zbatimi i reformave dhe përmbushja e standardeve është e rëndësishme jo vetëm për vetë anëtarësimit, por edhe për vetë qytetarët, dhe nëse Maqedonia e Veriut i përmbush të gjitha këto reforma, do të jetë në një pozicion më të mirë dhe do të ketë një proces më të shpejtë pranimi kur të fillojnë negociatat.

“Është e vërtetë që në Raportin për përparimin e vendit theksohet se ka ngecje në reformat dhe se ky hap duhet të ecë përpara, veçanërisht në reformat në gjyqësor. Dhe kjo është e rëndësishme jo vetëm për anëtarësimin por edhe për opinionin. Këto janë tema të rëndësishme jo vetëm për Maqedoninë e Veriut, por edhe për të gjitha shtetet, përfshirë shtetet-anëtare”, theksoi Rozenkrac.

Lajme te lidhura

spot_img