BallinaLAJMERichard Grenell publikon fotografi nga Beogradi: Më pëlqen të jem këtu, është...

Richard Grenell publikon fotografi nga Beogradi: Më pëlqen të jem këtu, është magjik

Richard Grenell, ish-i dërguari i posaçëm i presidentit amerikan Donald Trump për dialogun Kosovë–Serbi, ka publikuar fotografi nga qëndrimi i tij në Beograd.

Në një postim në Instagram, Grenell shkroi: “I love being in Belgrade. It’s magical.” (“Më pëlqen të jem në Beograd. Është magjik.”).

Postimi u shoqërua me disa fotografi të realizuara në kryeqytetin serb.

Grenell ka qenë shpesh figurë kontroverse në Kosovë. Ai pati përplasje publike me kryeministrin në detyrë Albin Kurti, të cilin e kritikoi vazhdimisht për qasjen ndaj dialogut me Serbinë.

Nga ana tjetër, ai ka mbajtur marrëdhënie të afërta me presidentin serb Aleksandar Vuçiq, nga i cili është dekoruar me Urdhrin e Flamurit Serb për kontributin e tij në marrëdhëniet mes Serbisë dhe Shteteve të Bashkuara.

 

Lajme te lidhura

spot_img