BallinaLAJMERama del nga Kryeministria, darkë zyrtare me Marta Kos

Rama del nga Kryeministria, darkë zyrtare me Marta Kos

Kryeministri Edi Rama pak minuta më parë është parë duke dalë nga ambientet e Kryeministrisë pasi ka qëndruar disa orë brenda këtij institucioni.

Rama është parë duke u futur në mjetin e tij ndërsa mësohet se mbrëmjen e së enjtes ka një darkë zyrtare me Komisioneren për Zgjerimin, Marta Kos.

Kos ndodhet në Tiranë në kuadër të samitit që do të zhvillohet të premten në pallatin e Brigadave. Në këtë samit do të marrin pjesë kryeministrat e vendeve të Ballkanit.

Samiti po organizohet lidhur me planin e rritjes ekonomike për 6 vendet e Ballkanit Perëndimore.

Lajme te lidhura

spot_img